Gruaja e ish presidentit Gbagbo, mes ironisë e talljes
Ironi e tallje me gruan e ish presidentit te Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, arrestuar ne 11 prill nga forcat e Presidentit të ligjshëm, Alasan Ouatara, të mbështetur prej forcave franceze.
Ne kete foto, ish zonja e pare shfaqet asfare e denje per postin e dikurshem, gati gati e leckosur, pertoke, me shikim te pikelluar dhe rrethuar nga ushtaret qe pa asnje dyshim tallen e bejne ironi therrese me te.
Arrestimi i Gbagbos u pa si nje shans për fundin e konfliktit të përgjakshëm disa ditor mes forcave besnike të Gbagbos, i cili humbi zgjedhjet presidenciale të 28 nëntorit, por nuk i hapi rrugën presidentit të ligjshëm, Ouatara, duke provokuar konflikt mes Jugut (që mbështet Gbagbon) dhe Veriut (që mbështet Ouatarën).