Paralajmëron hite
Nga Express më 13 prill 2011 në ora 21:14
Këngëtarja Dafina Rexhepi, e cila vitin e kaluar ishte tregimi më i suksesshëm sa i përket skenës muzikore në Kosovë, ka paralajmëruar në profil në Facebook se adhuruesit do të befasohen me risitë e saj që do i ketë gjatë këtij viti.
Këngëtarja ka shkruar se ajo ka filluar edhe realizimin e një video-spoti të ri, përderisa ka shkruar se “spoti pritet të jetë shumë hot”.
Rexhepi është pjesë e labelit të reperit Genc Prelvukaj, “Gramafon” dhe vitin e kaluar albumi i saj ishte njëri prej albumeve më të suksesshme të estradës kosovare.