E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja gjen hajdutin në dollap, e mban 'peng' deri sa erdhi policia

TIRANE- E zonja e shtëpise gjen në dollapin e rrobave hajdutin adoleshent. Ngjarja mësohet se është shënuar në rrugën e Dibrës në kryeqytet, ku shtetasja Vjollca. Ç është kthyer nga puna rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe gjatë kohës që hapte derën ka dëgjuar zhurmë brenda banesës së saj.

Kureshtja e ka bërë që të kryeje një kontroll të shpejtë por nuk ka gjetur njeri, në momentin që ajo po ndërronte rrobat e punës me ato të shtëpisë në dollapin e rrobave ka gjetur të fshehur 17 vjecarin Shpresim . M nga Kukësi me banim në Paskuqan.

Adoleshenti kishte futur nën bluzën e tij një sasi bizhuterish dhe parash të grabituara në shtëpinë e 40 vjeçares. Vjollca.C menjëherë ka marrë në telefon policine në numrin 129 dhe deri në kohën e mbërritjes së uniformave blu është përleshur me hajdutin të cilin e mbajti të mbyllur në dollap.

Burime të policisë së Komisariatit numër 4 bëjnë me dije se adoleshnti kishte hyrë nëpërmjet ballkonit dhe është i dënuar më parë për vjedhje të kryer ne bashkëpunim. Ndaj 17 vjecarit Shpresim .M është ngritur akuza e vjedhjes së pasurisë parashikuar nga neni 134 i kodit penal.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›