E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja kamikaze vret katër vetë

 Të paktën 4 vetë kanë vdekur sot në një atentat, të kryer nga një grua kamikaze në distriktin tribal të Bajaur, në veriperëndim të Pakistanit në kufi me Afganistanin.

E bën të ditur lajmin një burim qeveritar, të cilit i referohet agjencia e lajmeve, Ansa. Shpërthimi ndodhi përpara një spitali. Përveç të vdekurve janë plagosur edhe 7 vetë.

Duke konfirmuar praninë e një atentatori vetëvrasës, përgjegjësi politik i distriktit ka bërë të ditur se, "ka gjetur dy këmbë dhe kokën e një gruaje 18-20 vjeç"./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›