E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr i madh në depozitat e naftës, situata jashtë kontrollit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme pranë depozitave të naftës në Maminas. Mësohet se flakët kanë përfshirë një depozitë nga gjashtë depozita tek ish-SMT. Situata bëhet më e rëndë kur mësohet se afër vatrës së zjarrit ka edhe banesa në një largësi rreth 50 metra.

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke e nxjerrë situatën nga kontrolli. Në vendngjarje, siç raporton BW ndodhen 5 zjarrfikëse të cilat nuk mund të ndërhyjnë nga afër pasi flakët janë një intensiteti të lartë. Ndërsa raportohet se edhe nga Tirana janë nisur 6 zjarrfikëse. Në vendngjarje ndodhen edhe forca të shumta policie dhe 3 autoambulanca.

Mësohet gjithashtu se zjarrfikësit po evakuojnë njerëzit në banesat pranë vatrës së zjarrit në një perimetër rreth 1 km nga vendi ku ka rënë zjarri./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›