Gruaja 'mashtruese', 15 vjet burg për 80 mijë euro
TIRANË- Premtoi se do t'i nxirrte katër viza Amerikane kundrejt shumës prej 80 mijë eurosh, por më pas u zhduk duke përfituar shumën e parave.
Kjo është historia e Alda (Elda) Kaçajt, e cila vetëm pak ditë më parë është shpallur fajtore nga ana e Gjykatës së Tiranës dhe e dënuar me 15 vite burg për "Mashtrim".
I dëmtuari B.T. është banor i Bashkisë Kamëz. Atij në fillim të vitit 2008 i ka shkuar letra në shtëpi që djali i tij të shkonte ushtar. Ai është paraqitur në degën e mobilizimit Kamëz dhe aty është takuar me personin që merrej me këtë punë, dëshmitarin I.D. dhe i ka kërkuar atij që t`ia shtynte për një vit ushtrinë djalit të tij pasi donte ta çonte jashtë shtetit.
Dëshmitari I.D. është njohur me të pandehurën Alda Kaçaj pikërisht për shkak të punës së tij si inspektor i rekrutimit ushtarak për zonën e Kamzës pranë Degës Ushtarake Tiranë.
E pandehura Alda Kaçaj i ka kërkuar dëshmitarit I.D. që të mund ta sistemonte nipin e saj ushtar profesionist në Gardën e Republikës në Tiranë. Pas këtij takimi e pandehura Elda Kaçaj e ka takuar edhe herë të tjera dëshmitarin I.D., gjatë bisedave të zhvilluara midis tyre dëshmitari I.D. ka mësuar nga e pandehura Alda se ajo punonte në një agjenci udhëtimesh zyrat e të cilave ndodheshin tek kullat në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" Tiranë, se ajo merrej me nxjerrjen e vizave pasi kishte lidhje me punonjësit e ambasadave.
(Shkrimin e plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)