Gruaja shqiptare në procesin e vendimmarrjes
Me gjithë ndryshimet dhe
arritjet politike, sociale, ekonomike
të pas vitit 1990 në
Shqipëri, tregues dhe të
dhëna jo gjithnjë të matshme pasqyrojnë
një realitet, ku zhvillimi i grave dhe i
burrave nuk është harmonik. Ideologjia
mbizotëruese vazhdon të jetë patriarkaliteti,
që nuk rresht të formësojë e ngurtësojë
opinione, mendësi e kuptime mbi
shoqërinë, ku nivelet dallohen lehtësisht
nga njëri-tjetri, për shkak të numrit të
shtuar të pjesëmarrjes së burrave në
këto struktura. Gjatë këtyre viteve janë
ratifikuar, përshtatur e ndryshuar jo pak
ligje, konventa kombëtare e ndërkombëtare,
që ndalojnë diskriminimin mbi
baza gjinore, duke i konsideruar të drejtat
e grave si pjesë e patjetërsueshme dhe
e pandashme e të drejtave themelore,
universale të njeriut. Por vetëm legjislacioni,
sado i përsosur të jetë, nuk mund
të arrijë ndryshimin. Politikat qeveritare
i janë adresuar shpesh përmirësimit të
statusit të gruas, janë krijuar e ndryshuar
mekanizma, në mbështetje të politikave
antidiskriminuese, por është fakt se
çështja e gruas ka hyrë e ka dalë nga
axhendat qeveritare, si një nga prioritetet
më të ndryshueshme, e përcaktuar më
shumë nga axhendat ndërkombëtare,
sesa nga domosdoshmëria e ndryshimit
të realitetit.
Të dhëna të shumta statistikore nga
fusha të tilla, si ajo e marrëdhënieve të
punës, kujdesit social dhe atij shëndetësor,
dhuna në familje apo raportet në
vendimmarrje, tregojnë për pabarazi gjinore,
ku gruaja vazhdon të ketë statusin
e të diskriminuarës. Legjislacioni do të
ishte nisma më konkrete dhe e zbatueshme
në një afat kohor më të shkurtër.
Vendosja e detyrimeve, taksave për
shkollim, për punësim në të gjitha nivelet
do të ishin hapat fillestarë, lehtësisht të
aplikueshëm, por shumë të rëndësishëm.
Pikërisht, për këtë arsye, strategjia për
gruan është strategjia emancipuese për
të gjithë shoqërinë, për shmangien e
barrierave konceptuale për rolet gjinore
në shoqëri. Kjo, e parë në shumë plane,
duke filluar nga politika, ku pjesëmarrja e
gruas në vendimmarrje duhet dhe mund
të jetë shumë më dinjitoze dhe jo sa për
të thënë. Po ashtu, kjo pjesëmarrje duhet
të ndryshojë në kahun pozitiv edhe në
fushat e tjera të veprimtarisë shoqërore,
si në atë të shëndetësisë, ekonomisë,
arsimit dhe kudo, ku vendosen barriera
legjislative për një raport sa më dinjitoz
të përfaqësimit të të gjitha grupeve në
shoqëri.
Sot, kudo në botë, ka një konsensus
më të madh politik, social edhe gjinor
mbi nevojën për barazi gjinore si parakusht
për zhvillimin. Në disa shtete,
grave u mohohet e drejta për të votuar
e për të marrë pjesë në zgjedhje. Gratë
përbëjnë mbi 50% të popullatës botërore,
dhe vetëm 15% të pozitave në qeveritë
kombëtare. Në disa vende, si p.sh. në
Hungari, në vitet 1848-1849, ligji elektoral
u hoqi grave të drejtën e votës, që ato e kishin
fituar tashmë (megjithëse indirekt).
Përjashtimi i grave nga pjesëmarrja në
jetën politike nuk u bë vetëm nëpërmjet
akteve ligjore. Në një shkallë të madhe
kjo ka ndodhur si rezultat i argumenteve
të ndryshme ideologjike, që lidhen me
paaftësinë e gruas për të kryer veprimtari
politike.
Edhe pse në vendin tonë partitë politike
vetëquhen evropiane, demokratike,
të moderuara, transparente, në shërbim
të popullit e për popullin, ato akoma nuk
janë plotësisht të hapura për gruan. Edhe
pse me struktura të barazisë gjinore, që
gjithsesi janë ineficente, partitë vazhdojnë
të mos kenë analiza solide të statusit të
gruas brenda partive të tyre, vazhdojnë
t‘u mungojnë strategjitë dhe programet
gjinore, që synojnë ndryshimin e mentalitetit
shoqëror dhe politik dhe arritjen e
partneritetit burrë-grua në bashkëveprim,
vazhdojnë të mungojnë statistikat gjinore,
si bazë e aksioneve për barazinë gjinore
brenda vetë partive politike.
Kjo ndodh, në një kohë kur partitë
politike propagandojnë se gratë dhe
burrat, së bashku, duhet të formulojnë
programet e partive të tyre; së bashku
duhet të prezantojnë programin e partisë
në publik, në media dhe në forume të
tjera jashtë kufijve të vendit; së bashku
duhet të ndajnë pushtetin e për rrjedhojë
së bashku të marrin dhe përgjegjësitë.
Frazat, se gruaja është forcë e madhe,
se ajo është më pak e korruptuar
dhe se pengohet për shkak të kontekstit
ekonomiko-social, kulturor e psikologjik,
apo dhe mentalitetit maskilist etj., janë
tashmë të vjetruara, dhe nuk ofrojnë
zgjidhje. Siç vihet re, partitë politike
shqiptare nuk kanë opsione të tilla, që
anëtarët e tyre, sidomos gratë, të ndihen
më afër partive të tyre dhe përsëri gratë
nuk përfshihen gjerësisht në postet
drejtuese dhe menaxhuese. Kjo shkakton
mosrespektimin e vlerave të tyre, por
dhe zhgënjimin, që shpesh ato pësojnë
nga forcat politike, edhe pse mund të
jenë mbrojtëset më të flakta të votës për
partitë dhe liderët e tyre.
Megjithatë numri i grave në vendin
tonë, në pozicionet dytësore të vendimmarrjes,
siç janë ato të sekretarit të
Përgjithshëm, drejtorit të Departamentit,
shefit të kabinetit apo përfaqësimi i saj në
diplomaci, madje dhe në poste delikate si
ajo e doganave etj., është rritur ndjeshëm
vitet e fundit. Kjo sigurisht ka ardhur për
shkak të aftësive dhe kualiteteve të mjaft
prej këtyre grave, përpjekjeve të lëvizjes
së gruas për të ndërgjegjësuar opinionin
politik, publik dhe atë ndërkombëtar
mbi deficitin demokratik në Shqipëri;
përpjekjeve të tyre për të avokatuar
nevojat dhe të drejtat e saj, si dhe për të
negociuar me lidershipin e partive parlamentare
shqiptare, për të vënë kuotën
në statutet e partive dhe listat elektorale;
përpjekjeve të tyre për të prezantuar ligje
dhe amendamente për përmirësimin e
statusit të gruas.
Vetëm në vitin 2003 u arrit të trajnohen
mbi 1550 gra të ingranuara, apo me
dëshirë për të hyrë në politikë. Por, ajo
që të gjithë duhet të kuptojmë, është se
demokracia do të marrë kuptimin e saj
të vërtetë, vetëm atëherë kur grave nuk
do t‘u duhet të provojnë se janë po aq të
forta sa dhe burrat për të hyrë në politikë.
Ajo çka ato kanë nevojë janë kushtet, që e
çlirojnë atë nga barrat e tepërta që mban
mbi supe. Dhe kjo nuk mund të ndodhë
nëse nuk përpunohen politika gjinore,
nuk hartohen dhe implementohen programe.
Sa më e centralizuar dhe autoritare
të jetë politika, aq më e vogël do të jetë
pjesëmarrja e gruas në të. Me gjithë këto
përpjekje për ndryshim dhe zhvillim,
femra shqiptare vazhdon të mbetet e
dytë në procesin e vendimmarrjes. Raporti
i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë
2005, i PNUD-it, thekson se pjesëmarrja
e gruas në proceset vendimmarrëse dhe
në politikën shqiptare, mbetet në nivele
shumë të ulëta, në krahasim me vende
të tjera të Evropës Lindore e Qendrore.
Në pushtetin vendor, pjesëmarrja e
grave është tepër i ulët. Sipas një Raporti
të Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë
2005, i PNUD-it, në zgjedhjet vendore
(tetor 2003) nga 76 kandidatë
gjithsej, për kryetarë
bashkie, fituan vetëm 3 gra
në njësitë bashkiake. Pra
rreth 4% e kandidatëve.
Ndërsa për postin kryetar
komune nga 308 kandidatë,
fituan vetëm 6 gra, ose
vetëm 2% e kandidatëve.
Statistikat e fundit, sipas
raportit, tregojnë se numri
i grave në strukturat
vendimmarrëse ka rënë
ndjeshëm. Zgjedhjet parlamentare
të vitit 2001 me 40
kandidatura gra, treguan se ka një numër
të madh grash, të cilat janë të afta dhe
kanë dëshirë të përfshihen në strukturat
vendimmarrëse politike. Ndërsa sipas
një studimi të kryer në vitin 2003, mbi
gjendjen e grave në politikë, numri i grave
dhe vajzave, që janë në poste administrative
të nivelit të dytë në qeverisje (si për
shembull përgjegjëse departamentesh
në ministri), ka ardhur duke u rritur.
Një nga mekanizmat, që ka dhënë
efektet e saj si në Evropën Perëndimore,
ashtu edhe në vendet e Ballkanit,
është vendosja e sistemit të kuotave për
pjesëmarrjen e grave në politikë dhe në
procesin e vendimmarrjes. Vendosjen e
detyrueshme të kuotave për pjesëmarrjen
e grave në politikë, e kanë edhe
vende me një demokraci të gjatë dhe
të qëndrueshme, siç është Suedia apo
Franca, gjë që tregon se pjesëmarrja e
grave në politikë dhe në vendimmarrje
është esenciale për demokracinë e një
vendi. Po ashtu sistemin e kuotave të
përfaqësimit të grave e kanë vendosur
edhe vende me demokraci më të re si
Kosova, Bosnjë-Hercegovina, apo Serbia
dhe Mali i Zi.
Për shembull në Kosovë, një kërkesë
e veçantë për gjininë, parashikon se të
paktën një e treta e kandidatëve në 67 për
qind të vendeve të para në një listë, duhen
të jenë femra. Zgjedhjet e përgjithshme
të nëntorit 2001, sollën një numër grash
në Parlamentin e parë të Kosovës të zgjedhur
në mënyrë demokratike. Komisione
të tjera, të kryesuar gjithashtu prej grave,
përfshijnë ato mbi barazinë gjinore, mbi
transportin e telekomunikacionet dhe
mbi punën e mirëqenien sociale. Nëse
do të krahasohej zhvillimi demokratik
i një shteti me pjesëmarrjen e grave në
Parlamentin e atij shteti, atëherë do të
dilte se Kosova është ndër shtetet më të
zhvilluara dhe më demokratike në botë,
kurse Amerika do të renditej në vendin e
fundit. Kur anëtarët e Parlamentit
të parë demokratik
të Kosovës dhanë betimin,
34 nga 120 vendet e këtij
Parlamenti, u përkisnin
deputetëve. Një përqindje
aq e madhe e femrave në
Parlament, e bën Kosovën
të dallohet nga Evropa dhe
posaçërisht Amerika, ku
pjesëmarrja e femrave me
kuota në politikë konsiderohet
me një përqindje të
ulët. Ndërsa në disa shtete
evropiane, si në Francë,
Itali dhe Belgjikë ekziston një sistem, i
cili kërkon një minimum të pjesëmarrjes
së femrave në Parlament; në Amerikë
meqenëse nuk praktikohet një dukuri e
tillë, numri i femrave në Parlament është
ndër më të ulëtit në botën demokratike.
Shqipëria zë vendin e 114-të në botë,
dhe të fundit në Evropë, për sa i përket
pjesëmarrjes së grave në politikë. Ndonëse
gratë në Shqipëri përbëjnë mbi 51% të
popullsisë, ato përfaqësohen vetëm me
10 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë
dhe asnjë kryetare bashkie. Kemi vetëm
1 ministre në 14 ministri. Gratë janë më të
shumta në administratë, por vendet me
rroga më të larta u përkasin meshkujve.
Pra, pjesëmarrja e ulët e femrave në
organet vendimmarrëse, e rendit Shqipërinë
në vendin e fundit në Evropë. Për
të arritur një barazi mes meshkujve dhe
femrave, qeveria ka miratuar ligjin për
barazinë gjinore, sipas të cilit pjesëmarrja
e femrave në poste kyçe, të organeve vendimmarrëse,
por edhe në listat e partive
gjatë zgjedhjeve duhet të jetë mbi 30%. Ky
ligj është miratuar nga shumë vende konservatore
dhe është një kusht i Bashkimit
Evropian, të cilin qeveria shqiptare duhet
ta respektojë. Këto fakte, na bëjnë të besojmë
se pjesëmarrja e grave në politikë
mund të garantohet vetëm nëpërmjet
krijimit të mekanizmave institucionalë
dhe politikë, të cilat garantojnë në një
masë të madhe pjesëmarrjen e grave
në procesin politik. Pjesëmarrja më e
gjerë e grave dhe vajzave luan një rol të
rëndësishëm në përpjekjet për luftimin e
korrupsionit dhe rritjen e stabilitetit politik
në shoqëri, si dhe për vazhdimësinë
e partive politike.
Gjithashtu, besojmë se pjesëmarrja e
grave do të forcojë përgjegjësinë, transparencën
dhe integritetin e partive politike.
Sa më tepër gra dhe vajza të marrin
pjesë në jetën politike si votuese, si lidere
të partive politike apo si zyrtare qeveritare,
aq më tepër politikat publike, do të
reflektojnë shqetësime për perspektivën
e grave dhe të vajzave.