Gruaja tenton të vetëhelmohet me fostoksinë
Shkon te të afërmit për vizitë, vetëhelmohet. Një 31-vjeçare nga Mirdita dhe e martuar në Burrel ka përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë. M.N. ndodhej te të afërmit e saj në fshatin Qereke të Komunës Nikël në rrethin e Krujës. Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e mjekut të turnit në repartin e toksikologjisë të Spitalit Ushtarak, dyshohet se gruaja e re kishte konsumuar fostoksinë. Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia bëri të ditur se materialet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes mbetur në tentativë do t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.