Pjesa më e çmuar e qytetit është lënë në mëshirë të fatit
Një problem që është evidentuar së fundi nga disa zjarre të rrezikshme që kanë shpërthyer në brendësi të qytetit muze të Gjirokastrës është mungesa në këto hapësira të zonës muzeale të pikave të hidrantëve që do të përdoreshin në rraste zjarri. Këto hidrantë janë të domosdoshëm, pasi në rrethanat e këtij qyteti shpejtësia e përhapjes së flakëve është më e madhe se në çdo qytet tjetër. Në rrethanat pranisë së një kompleksi banesash monumentale, të çative të tyre të mbështetura në tratë druri
të stazhinuar në shekuj e vite, e që gjirokastritët e krahasojnë me eshkën, prania në muret ndarëse, në shkallë druri dhe tavane çatmaje dhe kur shtëpitë janë pranë njëra-tjetrës "kokë më kokë", rreziku i shpërndarjes së zjarrit nga një banesë në tjetrën është më evident se kudo. "Mënyra e ndërtimit pranë e pranë e shtëpive, materialet me të cilat janë ngritur banesat e vjetra të zonës muzeale dhe faktorë të tjerë të kësaj natyre dhe mbi të gjitha mungesa e hidrateve të furnizimit me ujë të mjeteve fikse dhe fikje të drejtpërdrejtë, përbëjnë një rrezik dhe shkak më shumë për përhapjen e pakontrolluar të zjarrit", thotë drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Spartak Drasa, i shqetësuar për shkallën e rrezikut.
Këtë fakt e vërtetuan më së miri disa zjarre që përfshinë disa banesa të vjetra në zonën e mbrojtur historike të Pumajve, Koloit, Kalanderëve, Kadaresë, Çebelinjëve etj. Koha e përhapjes së flakëve ishte tepër e shpejtë, pa lënë mundësi për ndërhyje. Nga ana teknike edhe zjarrfikësit u gjendën në vështirësi, pasi mjetet nuk mund të hynin lirisht në rrugët e ngushta. Për krejt pjesën muzeale është shumë e vështirë të ndërhysh në këto raste, pasi distanca në vendosjen e shtëpive është shumë e vogël dhe zjarri kalon menjëherë nga një banesë te tjetra.
"Po të kemi parasysh edhe amortizimin e shtëpive qindravjeçare,- thekson në vazhdim Spartak Drasa, - kuptohet shkalla e lartë e rrezikshmërisë". Ndërsa, sipas tij, në lagjet e vjetra të qytetit si në Palorto, Varosh, Pazar i Vjetër, Dunavat, Pllakë etj., rrugët janë shumë më të ngushta dhe në disa raste aty nuk mund të depërtojnë mjetet zjarrfikëse. Në rrethana të tilla, vetëm prania e përhershme e pikave të shpërndarjes së ujit mund të ketë efekt.
Dikur, në vitet e socializmit, ka ekzistuar një rrjet hidrantësh në zonën muzeale në qytet, por aktualisht ato mungojnë dhe sipas ekspertëve të repartit të zjarrfikësve, krejt ky rrjet hidrantësh është shkatërruar dhe kanë mbetur dy a tre hidrantë të këtij rrjeti në rrugën nacionale, që nuk hyjnë më në punë për pjesën historike. Rivënien në funksion të hidrantëve në zonën muzeale, drejtori i DRMK-së e shikon si një masë parandaluese për shuarjen e zjarrit dhe ruajtjen e banesave monumente kulture.