E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja: 25 vite përkrah burrit që më rreh, kam pësuar dhe infarkt

TIRANE- Më gjuan me grush te dhe shqelma. Trupi më nxihet nga goditjet dhe nuk jam në gjendje që të mbrohem”. Kështu e nis rrëfimin e saj, 44-vjeçarja Zhaneta Nuredini, e cila pranon të rrëfejë për “Gazeta Shqiptare” torturën që ka përjetuar për afro 25 vite me radhë. 

Ajo pohon se jeta e saj ka qenë një skëterrë që në fëmijëri, por edhe pasi është martuar me S., bashkëshortin, me të cilin është divorcuar për shkak të dhunës që ai ushtronte ndaj 44-vjeçares. 

“Më rrihte gjithmonë, edhe në sy të fëmijëve, edhe në sy të prindërve. Unë dua urdhër mbrojtjeje, sepse vetëm në atë mënyrë ai nuk mund të më afrohet”, - pohon Zhaneta. 

Ajo pranon se në disa momente, ka menduar që të vrasë edhe veten, për shkak të dhunës që ish-bashkëshorti i saj, Servet Jashari ushtron mbi të. “Më ka rrahur aq shumë, sa më ka rënë edhe infarkt në zemër”, - sqaron Zhaneta. 
(Shkrimi i plote sot në Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›