E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Do mbledh liderët për ndryshimet kushtetuese

Qëllimi është që të ndërmerret një pjesë e madhe e përvojave të huaja dhe të dalin gjykatës me integritet më të madh, tha Gruevski pas vizitës në disa fshatra të Tetovës dhe Gostivarit.

"Që si opozitë kemi thënë publikisht se është lëshim i madh që numri i gjykatësve që zgjidhen nga vetë gjykatësit në Këshillin gjyqësor nuk është më i lartë. Kjo ndikon negativisht në punën e Këshillit gjyqësor", tha Gruevski.

Ai tha se në vitin 2006 kur VMRO-DPMNE-ja kanë qenë opozitë nuk i kanë votuar amendamentet sepse edhe atëherë edhe tani nuk janë dakord që ministri i Drejtësisë të jetë pjesë e Këshillit gjyqësor.

"Sot shikoj që edhe bashkësia ndërkombëtare është dakord me vërejtjet tona. Do të hapim nismë dhe do të kërkojmë opinion nga parti të tjera për këto ndryshime, të cilat duam të miratohen me konsensus. Nga ky aspekt planifikoj javën e ardhshme të mbledh në një takim liderët që të bisedojmë për këto ndryshime dhe për këtë të ulet mandati i anëtarëve", tha Gruevski duke potencuar se qeveria dëshiron të vendosë reforma më serioze gjyqësore.

I pyetur për vlerësim të punës së Gjykatës Kushtetuese ai tha se tashmë java e tretë pret që Gjykata të dalë dhe të thotë pse i ndërron vendimet nga refuzimi deri në shkatërrimin e nismës.

Lidhur me akuzat e liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski se Qeveria nuk kujdeset mjaftueshëm për nevojat e qytetarëve, Gruevski tha se Cërvenkovski ka pasur rast të jetë në pushtet shumë vjet dhe ka treguar se çfarë di dhe të gjithë e kanë parë se çfarë ka bërë.

"Më mirë shihet kur njeriu është në pushtet sa i viziton fshatrat, sa u ndihmon bujqve dhe sa kujdeset për të falimentuarit, të cilët thënë se ai i ka krijuar, kështu që qytetarët e dinë punën dhe ai vetëm le të vazhdon kështu", tha Gruevski. /mia/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›