Fluksi i azilkërkuesve,a rrezikohen vizat për Shqipërinë?
Iniciativa e Stabilitetit Evropian deklaron se ky fluks emigrantësh, ka bërë që disa prej vendeve anëtare të BE-së të frikësohen, ndërsa akuzon edhe mediat për shkak të pasqyrimit të tyre për sa i përket kërkesës së azilantëve.
"Sigurisht që ekziston rreziku që kjo të vonojë procesin e liberalizimit me të tjerët. Disa vende anëtare mund të kenë krijuar panik, pasi në disa media evropiane pasqyrimi i ngjarjes ka krijuar në popull ndjeshmëri kundër këtij procesi, e kjo mund të sjellë vonesa. Kjo po dëmton konceptin e heqjes së vizave. Do te kishte qene me mire sikur te mos kishte ndodhur ky fenomen, por nuk përjashtohej mundësia. Ka patur vazhdimisht abuzim me viza edhe atëherë kur njerëzit duhet ta kërkonin, dhe është e qartë që do këtë abuzim me lëvizjen e lirë”, u shpreh Alexandra Stiglmayer, Drejtuese e Projektit "Lista e Bardhe Shengen," ISE, sipas faqes zyrtare të Iniciativës së Stabilitetit Evropian.
Ajo shton se “do ketë njerëz që do kërkojnë azil, edhe nëse shanset për ta marrë janë pothuajse zero; do ketë njerëz që do të qëndrojnë më shumë se 3 muajt e lejuar, do të qëndrojnë në mënyrë ilegale, do të kërkojnë punë, e ndoshta mund të përfshihen në aktivitete kriminale”.