Shkodër, plagoset me mjete të forta i riu
Sipas policisë, shtetasit Ergys K. 20 vjeç, banues në lagjen "10 Korriku", dhe Lulzim A., 35 vjeç, banues në lagjen "Fahri Ramadani", Shkodër kanë goditur me mjete të forta për motive të dobëta shtetasin Indrit K. 21vjeç, banues në lagjen "Partizani".
I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po kryen hetimet ndërsa materialet në ngarkim të dy shtetasve, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje".