E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojnë tabelat, tregtarët e Tiranës nuk i përdorin

Tregtarët vazhdojnë që të mos përdorin tabelat e përcaktura prej Bashkisë për vendosjen e cmimeve.Tregtarët e ish-Uzinës Dinamo shprehen se tabelat e përcaktuara janë jofunksionale dhe nuk përdoren pasi cmimet e produkteve ndryshojnë cdo ditë.

Në të gjithë tregun vazhdojnë të përdoren po të njëjtat kartona me cmime dhe pa sqarimin përkatës për produktin.
Rritja e temperaturave javët e fundit ka bërë që në treg të dalin prodhimet vendase, duke dhënë efekte në një ulje të cmimeve me 60 deri në 70 lekë të reja.
 

Ulja e cmimeve të frutave dhe perimeve pritet që të vijojë edhe në javët në vazhdim dhe kjo si rezultat i shtimit të prodhimit në vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›