Gruevski: Në samitin e Çikagos të shqyrtohet kërkesa e Maqedonisë për në NATO
SHKUP - Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski u ka dërguar një letër liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, në të cilën kërkohet që në axhendën e samitit të Çikagos të vendoset kërkesa për pranimin në aleancë të Republikës së Maqedonisë.
''Procesi i zgjerimit të aleancës është i domosdoshëm të vazhdojë, sepse, me këtë padyshim do të kontribuohet drejt forcimit të stabilitetit, prosperitetit dhe demokracisë në Evropën Juglindore. Republika e Maqedonisë i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për anëtarësim në NATO, që u konstatua në samitin e kaluar në Bukuresht. Ne jemi dëshmuar si partner i barabartë i aleancës duke kontribuar aktivisht në realizimin e misioneve paqesore ndërkombëtare të kryesuara nga NATO, sidomos misioni ISAF në Afganistan'', shkruhet në letrën e kryeministrit Gruevski.
''Aktualizimi i ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Çikagos do të paraqesë verdiktin logjik të punës së bërë nga ana e Republikës së Maqedonisë dhe vlerësimi i angazhimeve tona, kontributeve dhe aspiratave", theksohet në letër.
''Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do të jetë në dobi të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon, por njëkohësisht do të nxisë krijimin e klimës së duhur të besimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë'', shtohet në të.
(d.b/BalkanWeb)