E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan uron Hollande: Të vendosim marrëdhënie të reja

TURQI- Kryeministri Turk Rexhep Taip Erdogan ka bërë thirrje për një erë të re në marrëdhëniet Franko-Turke, gjatë një telefonatë që kreu i ekzekutivitit në Ankara ka bërë më presidentin e sapo zgjedhur të Francës, Fransua Hollande paraditen e sotme.

Gjate kësaj telefonate, Erdogan mësohet të ketë thënë se shpreson që marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë do të jenë të cliruara nga cështjet artificiale që ndikojnë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Parisit.

“Kam besim në nje erë të re marrëdhëniesh mes Turqisë dhe Francës”,- mësohet të jetë shprehur Erdogan gjatë kësaj bisede.

Marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë dëmtuar shumë vecanërisht gjatë presidencës së Sarkozi, e cila ishte një prej kundërshtarëve kryesore për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›