Feith: Marrëveshja për kufirin stabilitet në rajon
PRISHTINE-Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët është hap historik, i cili e përmirëson stabilitetin rajonal- ka thënë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith.
“I përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit. Në cilësinë e PCN-së në Kosovë dua të përgëzoj kryeministrin Hashim Thaçi për rolin e tij të rëndësishëm në këtë proces. Ata e kanë përfunduar punën e tyre në kuadër të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS)”, u shpreh Feith.
Sipas tij, marrëveshja paraqet një arritje historike, e cila do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
(d.b/BalkanWeb)