E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, ambasada amerikane përshëndet Marrëveshjen

SHKUP-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup e ka përshëndetur “marrëveshjen dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për përfundimin e shënimit të kufirit ndërmjet dy vendeve.

Në njoftim thuhet se “udhëheqësitë e dy vendeve kanë treguar vendosmëri të madhe dhe kanë bërë hap të rëndësishëm në drejtim të sigurimit të stabilitetit në rajon”.

“Ne e presim vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana ka deklaruar se marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë është shenjë e pjekurisë, përgjegjësisë dhe respektit reciprok.

“U uroj Maqedonisë dhe Kosovës për marrëveshjen mbi demarkacionin e kufirit. Shpresoj se marrëveshja shumë shpejt do të ratifikohet edhe nga parlamentet përkatëse”, ka thënë Solana.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›