E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski: Nuk i shpallim zgjedhjet pa dakordësinë e LSDM-së

VMRO-DPMNE nuk do të shpallë kokë më vete zgjedhjet e parakohshme.

Lideri i saj dhe kryeministër, Nikola Gruevski, i ka dhënë deri nesër kohë LSDM-së për të bluar mirë idenë e zgjedhjeve.

Në një dalje publike në ora 20 e 30, kryeministri ka njoftuar vendimin e tij, për të pranuar në emër të interesave shtetërore çdo raport që do të përmbante konkluzionet e preferuara nga LSDM.

Por, siç ka vijuar në fjalën e tij, do të dihet botërisht se raporti i nënshkruar për ngjarjet e 24 dhjetorit, është pranuar “nën kërcënime dhe shantazh nga ana e opozitës” dhe se “e vërteta është tjetër dhe e përbotshme”.

Meqë LSDM nuk pranon zgjedhje, ka theksuar Gruevski, “do të pranojmë ne raportin që do të përgatiste LSDM-ja me konkluzionet e saj”.

“Sidoqoftë, LSDM ka deri nesër afat që nëse ndërron mendje dhe përcaktohet për zgjedhje, të na njoftojë dhe deputetët tanë do të mbërrijnë në çast për të shpërbërë Kuvendin”, ka deklaruar kryeministri. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›