E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski propozon zgjedhje të parakohshme

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski përmes një fjalimi publik mbrëmë ka thënë se Maqedonia gjendet përpara dy alternativave, ose të votohet raporti për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 13 tetor.

Kryeministri Gruevski ka thënë se, parlamenti duhet të shpërndahet nesër (e hënë) dhe zgjedhjet të mbahen me 13 tetor. “13 tetori është dita e fundit, e diel para 16 tetor, kur do të mbërrijë raporti nga Komisioni Evropian. Të hënën (nesër) është dita e fundit kur mund të shpërndahet Parlamenti dhe të mbahen zgjedhjet para raportit të publikuar. Presim përgjigje të qartë menjëherë”, ka thënë Gruevski, duke shtuar që ose të votohet raporti në pjesën e kualifikimeve juridike ose të shkohet në zgjedhje dhe të vendos populli.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe partneri i koalicionit në qeveri, BDI-ja. Ky subjekt politik ka bërë të qartë se: “Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje”. BDI-ja pritet të dalë sot me një qëndrim zyrtar sa i përket zgjedhjeve të parakohshme./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›