Gruevski: Referendum për emrin, s'ka zgjedhje të parakohshme
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përsëritur se referendumi do të jetë i pashmangshëm lidhur me çështjen e emrit. Qëndrimi i tij i shprehur është se ai do të japë përgjigje negative në rast se do të organizohej referendum për propozimin Republika e Maqedonisë Veriore. "Qeveria ka qëndrim dhe ne në programin tonë kemi qëndrimin tonë. Por në pyetjen tuaj konkrete, nëse në referendum shtrohet pyetja Republika e Maqedonisë Veriore për përdorim të përgjithshëm unë do të kisha votuar kundër", ka theksuar Gruevski .
Lidhur me zërat për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Gruevski ka përjashtuar këtë duke shtuar se nuk planifikohen ato. "Nuk planifikojmë zgjedhje të parakohshme", ka theksuar kryeministri.