E Diel, 1 Nëntor 2026

New York, armeno-amerikanët përkujtojnë masakrën e vitit 1915


Qindra armeno-amerikanë u mblodhën të dielën në një kishë në New York për të përkujtuar masakrën e forcave turke që kryen kundër armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Armenë në mbarë botën janë duke përkujtuar 95-vjetorin e masakrës, ku u vranë 1.5 milionë armenas gjatë fundit të perandorisë osmane.
Në katedralen armenase Saint Vartan në lindje të Manhatanit, rreth njëmijë armeno-amerikanë u mblodhën për të dëgjuar poltikanët vendorë dhe udhëheqësit fetarë. Këta armenë kërkojnë nga Turqia që vrasjen e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore ta quajnë genocid.
"Ne si armenas jemi mbledhur sot për të përkujtuar genocidin, që edhe pse kanë kaluar 95 vjet, ne nuk e kemi harruar. Ne jemi duke luftuar çdo ditë që tragjedia të njihet si genocid, ndaj nuk mund ta harrojmë kurrë", ka thënë shtetësja amerikano-armenase Maria Nerçesian. Ndërkohë Turqia e refuzon termin genocid. Ajo thotë se shumë turq dhe kurdë u vranë njësoj si armenët e krishterë gjatë dhunës ndërkomunale kur forcat ruse pushtuan Anadollin lindor gjatë Luftës së Parë Botërore. Presidenti amerikan Barack Obama përmendi të shtunën masakrën e Luftës së Parë Botërore ndërmjet armenëve dhe forcave turke. Obama e quajti atë si një nga krimet më të mëdha të shekullit të 20-të, por shmangu çdo përmendje të termit genocid.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›