E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania 4 milion € për modernizimin e policisë

Programi “Për modernizimin e Policisë Shkencore”, ka filluar në vitin 1998 dhe është përmbyllur në Dhjetor 2009.

Falë këtij programi në Institutin e Policisë Shkencore janë implementuar metoda dhe janë instaluar sisteme dhe pajisje moderne për ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, përfshirë edhe instalimin në vitin e kaluar të pajisjeve për ekzaminimet me anë të ADN-së. Duke e cilësuar sistemin e ekzamiminit të ADN-së një mjet të fuqishëm në arsenalin e Policisë Shkencore, Ambasadorja Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Fiona Mcllwham, u shpreh se modernizimi i këtij sektori të Policisë së Shtetit kontribuon në reformat më të gjera dhe progresin drejt një sistemi gjyqësor të përgjegjshëm dhe transparent që e kërkon BE dhe që e meriton populli shqiptar.

Ndërsa, zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka, theksoi se vlera reale e këtij investimi është më e rëndësishme se ajo monetare, pasi ajo ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të Policisë Shkencore për luftimin më me efektivitet të krimit në Shqipëri.

Zv/ministri Peka shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Brendshme për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes agjencive ligjzbatuese shqiptare e britanike. Projekti në fjalë është menaxhuar nga policia e kontesë së ESSEX-it, Angli, ku përveç investimeve në sisteme, ka përfshirë edhe trajnimin e specialistëve të sektorëve të ndryshëm të Institutit të Policisë Shkencore për përdorimin me efikasitet të metodave dhe aparaturave moderne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›