Kosovarët mbeten më optimistët në rajon
Fondi Evropian për Ballkanin (EFB) në bashkëpunim me “Gallup Europe” dhe në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) prezantuan të enjten në Prishtinë, në një tryezë me titull “Paradoksi kosovar: Optimizmi më i lartë kundrejt sfidave evropiane” të gjeturat e sondazhit publik, të realizuar në fund të vitit 2009 në Kosovë dhe në të gjitha vendet e Ballkanit.
Edhe përkundër optimizmit dhe shkallës së lartë të kënaqësisë me jetën, shumica e shqiptarëve të Kosovës thuhet se shohin më shumë mundësi jashtë vendit dhe duan të emigrojnë, kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe SHBA. Shqiptarët në Kosovë pohohet se kanë shkallë të lartë të kënaqësisë me punën e institucioneve dhe janë të parët në regjion në përkrahje për BE dhe NATO.
Tjetër gjetje është vlerësuar të jetë ajo se kryeministri Hashim Thaçi ka qenë ndër liderët më të përkrahur, por në anën tjetër rreth 9 nga 10 persona janë përgjigjur që qeveria është e korruptuar. Sipas sondazhit, serbët e Kosovës kanë rritur pakënaqësinë ndaj pavarësisë nga 74% në 80% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa vetëm 12% mendojnë se mund të jetojnë me shqiptarët në paqe, në një Kosovë të pavarur.
Në këtë situatë, serbët e Kosovës vlerësohet se nuk ndihen të mbrojtur nga qeveria në Serbi. Sipas këtyre gjetjeve, 59% e serbëve thonë se Beogradi po bën punë të dobët apo madje të keqe duke mbrojtur interesat e tyre. Kjo thuhet se mund të ketë bërë që të shikojnë për mundësi të tjera dhe sipas sondazhit ndoshta për këtë arsye përkrahja për anëtarësim në BE ndër serbët e Kosovës është rritur nga 9% në 22% në krahasim me vitin 2008.
Ndryshe, “Gallup Ballkan Monitori” hulumton opinionin publik në çështje të ndryshme, që nga kënaqësia me standardin dhe kushtet e jetës së qytetarëve, besimi në parti politike, gjykata, OJQ dhe media, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri te pritjet dhe qëndrimet drejt integrimit në BE dhe NATO.