Gruevski e Reeker, në fokus çështja e emrit

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski të martën ka realizuar një takim me Zëvendësndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Evroazi, Philip Reeker. Në këtë takim temë kryesore ka qenë çështja e kontestit të emrit të Maqedonisë. Gruevski e ka njoftuar zyrtarin e lartë amerikan për aktivitetet që janë praktikuar me përkushtim dhe qasje të përgjegjshme nga ana e Republikës së Maqedonisë, dhe janë të drejtuara drejtë gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për mosmarrëveshjen për emrin kushtetues të Maqedonisë që është imponuar nga Greqia.
Në takim ëhtë diskutuar edhe për marrëdhëniet politike mes dy vendeve, të cilat janë të bazuara në bashkëpunim reciprok, besim dhe miqësi. Diplomati Reeker dhe Gruevski kanë biseduar edhe për reformat dhe realizimin e prioriteteve strategjike të qeverisë së re. Reeker, nesër viziton Kosovën. Mësohet se axhenda e tij përfshin takimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe lider të komunitetit fetar serb.