E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dhe Gjermania me propozime të reja ekonomike

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 22:30

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, tha se Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord për të paraqitur propozimet e tyre në shtator, për taksa në transaksionet financiare dhe për qeverisje të përbashkët të politikës ekonomike.

Sarkozy tha se dy vendet do të propozojnë një organ qeverisës të Eurozonës - përfshirë presidentin me mandat prej dy vjetësh e gjysmë - për të rikthyer besimin e tregut.

Kreu i Francës tha se organi i ri do të përbëhet nga kryetarët dhe kryeministrat e të gjitha vendeve të Eurozonës, të cilët do të takohen dy herë në vit.

Ai sugjeroi se lideri i parë duhet të jetë presidenti aktual i BE-së, Herman Van Rompuj.

Sarkozy i bëri këto komente në Paris, në një konferencë të përbashkët për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Dy zyrtarët gjithashtu kanë bërë thirrje për disiplinë të rreptë fiskale në mesin e të 17 vendeve të Eurozonës.

Ata thanë se të gjitha anëtaret e Eurozonës duhet të miratojnë dispozita kushtetuese në mënyrë që të baraspeshojnë buxhetet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›