Koteski emërohet shef i shtabit të ARM-së

Gjeneral brigade, Goranço Koteski është emëruar sot shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Ai vjen në këtë detyrë nga komanda e bashkuar operative e ARM-së, ndërsa emërimi i tij u bë me propozim të presidentit të vendit, Gorge Ivanov, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Koteski, vjen në këtë detyrë në vend të gjeneralit Miroslav Stojanovski, të cilit i skadoi mandati.