Fillon te qartesohet kampi i kandidateve republikane per president

Ekspertet politike thone se gara mes republikaneve per momentin ka tre kandidate kryesore qe dallojne nga te tjeret ish guvernatori I shtetit Masacusets Mit Romney guvernatori i tanishem i Teksasit Rick Perry dhe ligjvenesja nga shteti i Minesotes Michele Bachmann.
Zonja Bachmann fitoi votimin ne shtetin e Iowas nje votim-prove per kandidatet qe mund te sherbeje si parashikim per zgjedhjet paraprake te Iowas ne fillim te vitit te ardhshem.
Strategjia ime eshte Obama. Une synoj te jem kandidatja e Partise Republikane te konkuroj kunder tij dhe ta mund ne 2012.
Por fitorja e ligjvenses Bachmann ne Iowa doli disi ne plan te dyte per shkak te njoftimit tjeter se ne garen republikane per president po hynte edhe guvernatori i Teksasit Rick Perry.
Une besoj tek Amerika. Une besoj ne qellimin dhe premtimin e saj. Une besoj se ditet me te mira te saj i kemi perpara. Dhe me ndihmen tuaj dhe me hiresine e Zotit ne do ta ngreme Ameriken perseri.
Ashtu si kandidatja Bachmann edhe Rick Perry ka si baze mbeshtetjeje qarqet sociale konservatore dhe perkrahesit e te ashtuquajtures Tea Party qe mbeshtesin zvogelimin e qeverise federale.
Zoti Perry po ashtu shpreson te siguroje edhe mbeshtetjen e qarqeve ekonomike konservatore te cilet mbeshtesin ate qe mendohet se eshte deri tani kandidati kryesor republikan ish guvernatori i shtetit Masacusets Mit Romney.
Zoti Romney i ka perqendruar kritikat ndaj presidentit Obama.
Pashe sot ne mengjes se miratimi i publikut per politikat e tij ka rene ne nivelet me te ulta. Kjo jo se ai nuk po ben fushate por sepse ai nuk po udheheq. Populli amerikan ka nevoje per nje president qe te vihet ne krye per te rigjalleruar ekonomine.
Ekspertet thone se vendimi i zotit Perry per te hyre ne gare ka tronditur betejen per sigurimin e kandidatures republikane. Matthew Dowd analist politik per rrjetin televiziv ABC i cili ka punuar per ish presidentin George Bush thote se Rick Perry do te jete nje kandidature shume e forte.
Ai eshte i talentuar per te bere fushate elektorale. Une kam pare Xhorxh Bushin ne fushate me pas kam punuar per te dhe e njoh Rick Perrin. Per mua ne kete moment ai eshte me mire se Xhorxh Bushi per fushate.
Mit Romney kryeson me nje avantazh te lehte ndaj pretendenteve te tjere sipas anketave te fundit por shume konservatore jane skeptike per rolin e tij kur ka qene guvernator i shtetit Masacusets nje shtet i njohur qe anon nga demokratet dhe po kerkojne per nje kandidat me prirje me konservatore.
Reid Wilson eshte redaktor i nje periodiku politik.
Pra ata po kerkojne per nje kandidat tjeter qe te rivalizoje me Mit Romney-n. Rick Perry perfaqeson pikerisht mundesine ideale per ta. Ai ka marredhenie te mira me bazen evangjeliste dhe ai eshte republikani i vetem qe ka fituar ne nje gare shteterore duke u mbeshtetur plotesisht ne platformen e levizjes Tea Party.
Rick Perry gezon mbeshtetje mes qarqeve konservatore por disa republikane shtrojne pyetjen ne se ai mund te siguroje mbeshtetje te mjaftueshme mes votuesve te moderuar qe shpesh jane te nevojshem per te fituar nje gare presidenciale. Rick Perry do te vihet ne prove ne javet e ardhshme. Gjate shtatorit jane planifikuar tre debate televizive mes kandidateve republikane.