E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski i shkurton ditët qeverisë, s’tërhiqet nga projektligji për forcat maqedonase

17-09-2012 / Gazeta 55

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski përpos mos-respektimit të Marrëveshjes së Ohrit, po tenton të ri-ndezë konfliktet ndër etnike në Maqedoni, duke i “këshilluar” shqiptarët të ndryshojnë si dhe “të heqin dorë nga çështjet dhe kërkesat për të drejtat etnike”. Sikurse është koshient gjithashtu, se qeveria e tij i ka ditët të numëruara, por Gruevski thotë se VMRO-DPMNE-e është e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka kritikuar BDI-në lidhur me bllokimin e Projekt – ligjit për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë. Gruevski e ka theksuar këtë gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së. Ai ka thënë se përpjekjet për të frenuar dhe bllokuar, projekt –ligjin janë të pakuptimta dhe nuk janë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe frymën e bashkëjetesës e tolerancës. Plagët nga viti 2001 akoma nuk janë shëruar dhe këmbëngulja që në këtë ligj të përfshihen edhe ata që i kanë marrë jetën pjesëtarëve të forcave maqedonase në vitin 2001 nuk mund të jetë kërkesë korrekte”, theksoi Gruevski. Sipas tij, kjo kërkesë e përkeqëson atmosferën e përgjithshme dhe është jokorrekte, ashtu siç u keqpërdor uniforma e Armatës së Maqedonisë në Sllupçan. “Ajo që përbën shqetësim është lufta politike midis partive politike shqiptare që pas 21 vitesh pavarësi së vendit akoma zhvillohet përmes çështjeve etnike”, deklaroi Gruevski, duke shtuar se kjo atmosferë në interes të të gjithë duhet të ndryshohet, për shkak siç tha ai është “infektuese dhe e rrezikshme”. Ai bëri thirrje për pjekuri më të madhe politike dhe shtetëformuese. “VMRO-DPMNE nuk është parti që lejon që dikush ta frikësojë apo ta nënçmojë me rrëzimin nga pushteti apo përmes zgjedhjeve të parakohshme, sidomos kur është në diskutim suksesi dhe dinjiteti i qytetarit maqedonas. Ai shtoi se VMRO-DPMNE nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme, por nëse ato do të jenë të pashmangshme dhe nëse provokohen, atëherë do të jenë të gatshëm për to.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›