E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski investon 16 milion euro për kishën në Shkup

Shkup-Kryministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka vendosur të ngrejë kishën në qendrën e Shkupi, duke investuar mbi 16 milion euro. Në tenderin për realizimin e këtij projekti është paraqitur vetëm kompania vendore e ndërtimit “Granit”, me ofertën prej mbi 16 milion euro për ndërtimin e këtij tempulli fetar ortodoks.

Mirëpo, jozyrtarisht siç bëhet e ditur, kjo shumë nuk do të përfshijë ndërtimin e brendshëm të kishës ortodokse. Ndërtimi i kishës ka nxitur debate dhe reagime nga komunitetet e tjera fetare, por edhe nga opozita dhe shoqata joqeveritare.

Projekti prej 16 milion euro në këtë periudhë të krizës financiare do të jetë një goditje e re për Qeverinë përballë zërave të opozitës dhe kundërshtarëve të realizimit të këtij projekti në sheshin e Shkupit. Komuniteti fetar mysliman ka kërkuar ndërtimin e xhamisë Burmali, gurthemeli i së cilës gjendet poashtu në këtë lokacion në qendër të Shkupit. (ina/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›