E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të dhe Japonia kundër Koresë bërthamore

Tokio - Shtetet e Bashkuara dhe Japonia nuk mund ta pranojnë absolutisht Korenë e Veriut të armatosur me armë bërthamore. Këto dy shtete janë shprehur thellësisht të shqetësuara lidhur me veprimet e "pahijshme" të Koresë së Veriut.

"Ne nuk mund të pranojmë në mënyrë absolute që Koreja e Veriut të ketë armë bërthamore. Shtetet e interesuara për këtë kanë zhvilluar bisedime produktive lidhur me hapat që duhen bërë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo gjetkë për t'ia bërë të qartë Phenianit se veprimet e tij të fundit janë një shteg i gabuar për t'u ndjekur", tha zëvendësministri i Jashtëm japonez Mitoji Yabunaka, pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Jim Steinberg.

“Jemi të bashkuar për të bërë të qartë shqetësimin tonë të thellë lidhur me veprimet jashtëzakonisht destabilizuese të Koresë së Veriut. Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të punuar së bashku me Korenë e Jugut, Kinën dhe Rusinë për ta kthyer Korenë e Veriut në rrugën e çmilitarizimit të plotë dhe të verifikueshëm bërthamor", u tha Steinberg gazetarëve në Tokio.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›