E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Rusi, nisin bisedimet për çarmatosje

Gjenevë - Nisin në Gjenevë bisedimet e reja për Marrëveshjen e Pakësimit të Armëve Nukleare midis SHBA-ve dhe Rusisë, bisedime që do të pasojnë marrëveshjen e parë START 1. Burimet diplomatike ruse bëjnë të ditur se bisedimet në përfaqësinë e misionit rus kanë nisur në orën e parashikuar, por pritet të zgjasë më shumë se ç’parashikohej.

Të njëjtat burime njoftojnë se në rast se delegacionet nuk përmbushin në kohë çështjet e dosjes për t’u biseduar nesër në misionin amerikan, mbledhja e ardhshme do të shtyhet.

Takimet e para midis palëve janë zhvilluar në Moskë në datat 19-20 maj duke u cilësuar si konstruktive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›