Gruevski në samitin ekonomik në Kinë
Ky forum mbahet në qytetin kinez të Dalianit, dhe do të zgjasë deri më 12 shtator. Kryeministri Gruevski në Dalian, njoftoi raportuesi i MIA-s, do të takohet me kryeministrin kinez Ven Xhiabao si edhe me disa burrështetas botërorë dhe përfaqësues të lartë të pushtetit lokal.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë të shtunën do të mbajë fjalim në takimin Forumi ekonomik botëror në kuadër të panelit "Ballafaqimi me krizën e punësimit - ndikimi i krizës ekonomike mbi punësimin". Në takimin të cilin do ta hapë kryministri kinez Ven Xhiabao do të marrin pjesë më shumë se 1.300 pjesëmarrës prej 86 vendesh.