E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski nesër në Bruksel, raporton para KE

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 21:43

Lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski nesër do të udhëtojë për vizitë të pa paralajmëruar në Bruksel për takim me krerët më të lartë të BE-së.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime qeveritare, të cilët theksojnë se Gruevski do të informojë krerët e lartë të Komisionit Evropian lidhur me agjendën e Qeverisë së re dhe prioriteteve të saj.

"Gruevski sigurisht se do të raportojë para zyrtarëve të KE-së lidhur me punët dhe synimet që do të ketë Qeveria e re në agjendën e saj. Por kjo është një vizitë nga e cila do të jepen sinjalizimet e krerëve evropian lidhur me mbështetjen ndaj Maqedonisë në procesin e integrimit të saj", theksoi zyrtari i lartë i Qeverisë për agjencinë e lajmeve INA.

Kryeministri Gruevski nesër pritet të takohet me evrokomisionerin për zgjerim Stefan Fule, ndërsa priten edhe takime me zyrtarë të tjerë evropian nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës si dhe evrodeputetë. Gjithashtu nuk përjashtohen edhe takime me krerë të lartë të NATO-s në Bruksel. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›