Uashingtoni Duhen vepra nga udheheqja siriane dhe jo fjale

Zyrtaret amerikane thone se komuniteti nderkombetar dhe kryesisht populli sirian jane lodhur nga premtimet e udheheqesve siriane dhe ato qe nevojiten jane reformat dhe dhenia fund e se eshte quajtures shtypje e peshtire e zotit Asad ndaj kundershtareve.
Ne reagimin e trete qe nga fillimi i protestave siriane per demokraci kater muaj me pare presidenti Assad tha se do te ftonte 100 personalitete te larta siriane per te diskutuar reformat kushtetuese ne nje prag kohor prej nje muaji per rekomandime.
Administrata e presidentit Obama i ka bere thirrje udheheqesit sirian qe te ndermarre reforma ose te jape doreheqjen. Zedhenesja e Departamentit te Shtetit Victoria Nuland tha se ajo qe ka rendesi jane veprat dhe jo fjalet. Ajo hodhi poshte sugjerimet e udheheqesit sirian se te huajt fshiheshin pas dhunes disa javore nga forcat e sigurise qe kane lene me shume se 1400 te vdekur.
Ai shpenzon shume kohe duke akuzuar ndikimet e huaja ne vend qe te pranoje qe populli i tij jane neveritur nga nje regjim qe mban veten ne fuqi permes shtypjes korrupsionit dhe frikes. Duhet theksuar se pjesa derrmuese e njerezve te pafajshem te vrare ne Siri ishin ne duart e forcave te sigurise.
Zonja Nuland tha se ndikimi per te cilin Shtetet e Bashkuara eshte e shqetesuar eshte ai i Iranit ne Siri dhe se qeveria e zotit Assad ka shpalosur nje faqe nga libri iranian duke shtypur protestat popullore sikurse beri Teherani pas zgjedhjeve te debatuara te vitit 2009.
Edhe Bashkimi Evropian shprehu zhgenjim me fjalimin e zotit Assad dhe tha se po pergatitet per te zgjeruar sanksionet e veta ndaj Sirise si reagim ndaj perkeqesimit te dhunes.
Zedhenesja e Departamentit te Shtetit la te kuptohet per sanksione te metejshme amerikane duke thene se administrata e presidentit Obama po punon me aleatet amerikane per grumbullimin e informacioneve qe mund te cojne ne hetime per krime lufte ndaj udheheqjes siriane nga Gjykata Nderkombetare e Krimeve. Ajo konfirmoi komentet nga zyrtare anonime amerikane javen e kaluar se Shtetet e Bashkuara po egzaminonin sanksione te mundeshme ndaj industrise siriane te naftes dhe gazit.
Prodhimi i naftes ne Siri ka pesuar renie gjate viteve te fundit por eksportimi i afro 400 mije fucive nafte ne dite jane nje burim i rendesishem te ardhurash per qeverine kryesisht me renien e tregtise dhe turizmit si rezultat i trazirave.
Eksperti sirian dhe gazetari Andrew Tabler qe po viziton ne rolin e studiuesit Insitutin Washington per Politikat e Lindjes se Afert thote se sanksionet jane me te mundeshme sesa veprimet e Gjykates Nderkombetare te Krimeve.
Ata mund te drejtojne nje perpjekje per te vene ne shenjester sektorin energjitik sirian e cila perben nje te treten e te ardhurave per Sirine. Perfitimet shkojne direkt per qeverine dhe populli nuk do te pesonte dem ne kete mes. Kjo eshte veshtire te arrihet pa ndihmen e aleateve. Aleatet evropiane dhe Turqia jane ne krahun tone. Ngritja e akuzave nga Haga do te kerkonte veprime te Keshillit te Sigurimit meqenese Siria nuk eshte vend aderues ne kete aparat. Deri tani ruset dhe kinezet kane bllokuar veprimet e Keshillit te Sigurimit. Por kjo nuk do te thote qe nuk mund te ndodhe ne te ardhmen.
Departamenti i Shtetit tha se ambasadori amerikan ne Siri Robert Ford shkoi ne Sirine veriore te henen ne perpjekje per te pare nga afer kushtet ne ate zone ku veprimet nga forcat e sigurise kane zhvendosur mijera civile shumica prej te cileve kane shkuar ne Turqi.
Zyrtaret ne Washington thone se te derguarit amerikan nuk i jane miratuar takime te larta me zyrtare te qeverise ne Damask por ai ka hapur dialog me nje numer te madh figurash te opozites siriane.