E Shtunë, 31 Tetor 2026

44 te vdekur nga rrezimi i aeroplanit ne Rusi

Zyrtaret rus thone se 44 njerez kane humbur jeten dhe tete te tjere jane plagosur kur nje aeroplan pasagjeresh u rrezua naten e mbremshme ne republiken veriore ruse Karelia.

Aeroplani i tipit Tupolev 134 me me shume se 50 njerez ne bord po mundohej te ulej ne aeroportin Petrozavodsk rreth 650 kilometra ne veriperendim te Moskes kur u rrezua ne nje autostrate aty prane dhe mori zjarr.

Te mbijetuarit jane derguar ne spitalin Petrozavodsk. Njoftimet e shtypit rus citojne zyrtaret te kene thene se moti i keq mund te kete qene faktor ne aksident nderkohe qe nuk jane perjashtuar gabimet njerezore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›