E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA pushon hetimin per marrje rryshfetesh ndaj zv/presidentit Xhek Uorner

Organi regullator i futbollit boteror FIFA pushoi hetimin per marrje rryshfetesh ndaj zevendespresidentit Jack Warner pasi ai dha sot doreheqjen nga te gjitha detyrat e tij.

68 vjecari Warner i cili ka qene per nje kohe te gjate edhe kreu i Federates se Amerikes Veriore Qendrore dhe Karaibeve u pezullua nga detyra muajin e kaluar.

Warner nga Trinidadi dhe shefi i futbollit aziatik Mohamed bin Hammam nga Katari u pezulluan nga puna pas akuzave u kishin paguar votuesve te Karaibeve 40 mije dollare ne nje perpjekje per te rrezuar presidentin e FIFAs Sepp Blatter ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne fillim te ketij muaji.

Warner ishte anetari me i vjeter i komitetit ekzekutiv te FIFA-s me nje karriere gati 30 vjecare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›