E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A: Fitojnë pretendentët, vetëm Milani dështon në start

Interi më në fund ka debutuar ashtu sic duhet, duke lënë pas fantazmat e sezoneve të kaluara. Edhe pse ka vuajtur në pjesën e parë, zikaltrit në pjesën e dytë kanë shënuar dy gola përballë Xhenoas, duke fituar pastër 2-0. Nagotomo dhe Palasio i japin kështu një debutim me fitore trajnerit Maxarri.
Napoli edhe këtë sezon duket se do të tregojë supremacinë e tij karshi skuadrave të tjera. Fitorja 3-0 dëshmon qartë dëshirën për të qenë sërish në majë, pse jo, për të pretenduar për titull, edhe pse Juventus është favorit.
Kanë fituar edhe Roma me Lacion, përkatësisht ndaj Livornos dhe Udinezes. Lorik Cana është aktivizuar nga fillimi, por është zëvendësuar në pjesën e dytë.
Emri i parë që ka zbritur në fushë ka qenë një nga skuadrat më të mira, Milani, por që e ka nisur me humbje në transfertë. Përballë Veronës debutuese këtë sezon, djemtë e Alegrit nuk kanë mundur dot të marrin qoftë një barazim, edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Polit. Heroi i ndeshjes për Veronën ka qenë Luka Toni, i cili ka realizuar të dy golat me kokë, duke i dhënë tri pikët e para skuadrës veroneze.
Ndeshja e dytë ka qenë ajo mes Sampdorias dhe Juventusit. Kampionët në fuqi të Italisë kanë vuajtur në pjesën e parë, por në pjesën e dytë kanë arritur të dalin te goli. Ishte pikërisht Tevez që kalon të tijtë në avantazh në minutën e 58-të. Ka mjaftuar ky gol që Juventusi të marrë tri pikët e para, duke i bërë një start të mirë kampionatit. (E.Ilnica/balkanweb)

Java e parë e Serisë A
Verona – Milan                 2-1
Sampdoria – Juventus     0-1
Inter – Xhenoa                  2-0
Kaljari – Atalanta              2-1
Livorno – Roma               0-2
Lacio – Udineze               2-1
Napoli – Bolonja               3-0
Torino – Sasuolo             2-0
Parma – Kievo                0-0

Të hënën
Fiorentina – Katania       20:45

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›