Prishtine te marten presidenti dhe qeveria

Partitë nënshkruese të marrëveshjes për koalicion qeveritar shprehen të vendosura për të zgjedhur gjatë ditës së martë Presidentin dhe Qeverinë e Kosovës. Pas përfundimit të seancës konstituive ato kanë bërë kërkesë për vazhdimin e seancës, në të cilën do të bëhej zgjedhja e Presidentit dhe e Qeverisë por kjo kërkesë nuk ka kaluar në Kryesinë e Kuvendit, pasi rregullorja e punës nuk lejon vazhdimin e seancës pas përfundimit të saj.
“Ne nuk patëm material realisht pasi kërkesa ishte për vazhdim të seancës ndërkohë që ne seancën e kemi përfunduar. Kështu koalicioni qeverisës duhet të bëjë një kërkesë të re për seancë të re, për seancë të re, për seancë urgjente, të jashtëzakonshme. Ndërsa për seancë të rregullt nëse bënë kërkesë ajo nuk mund të mbahet para tri ditësh sipas rregullores së kryesisë së Kuvendit”, tha Jakup Krasniqi,Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Menjëherë pas refuzimit të kërkesës për vazhdim të seancës, partitë nënshkrues për koaliconin qeveritar kanë shtruar pranë Kryesisë së Kuvendit një kërkesë për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për të martën në orën 15:00 për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së Kosovës. Seanca do të mblidhet vetëm nëse Kryesia e Kuvendit do ta miratojë kërkesën. Kandidat i koaliconit për President është Behgjet Pacolli ndërsa i nominuar për Kryeministër është Hashim Thaçi.