Gruevski sot mer mandatin për formimin e Qeverisë
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski sot në mesditë do t`ia jap mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për formimin e koalicionit qeveritar.
Mandatari për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski, koalicioni i udhëhequr nga ai që fitoi në zgjedhjet e 1 qershorit në afat prej 20 ditëve duhet të propozojë përbërjen e re të Qeverisë dhe t`i dorëzojë Parlamentit për votim.
Menjëherë pas marrjes së mandatin Gruevski do të zhvillojë takimet e para me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi lidhur me çështjen e koalicionit.
Sipas procedurave kushtetuese, mbledhja e re parlamentare për votimin e Qeverisë së re caktohet pas 15 ditëve, ndërsa sipas afateve më 6 gusht Qeveria e re duhet të marrë besimin e shumicës së Parlamentit.
Përbërja e re parlamentare u konstitua të shtunën me ç`rast u verifikuan mandatet e 114 deputetëve si dhe u zgjodh për kryetar të Parlamentit, Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE. Ai u mbështet nga partia e tij dhe BDI, ndërsa LSDM ishte e përmbajtur gjatë votimit.
PDSH nuk mori pjesë në konstituimin e djeshëm të Parlamentit të ri dhe se arsyeja ishte që kjo parti do të bojkotojë legjislativin dhe nuk njeh rezultatet e rivotimit të 15 qershorit. Dita e parë e punës e përbërjes së re parlamentare fillon të hënën. (INA)