GruevskiSHBA nuk mund te zgjidh problemet greko-maqedonase

Kryeministri i Maqedonise Nikola Gruevski thote se nuk pret qe as Shtetet e Bashkuara as ndonje vend tjeter te zgjidhin mosmarreveshjen greko-maqedonase per emrin e vendit.
Zoti Gruevski thote se vetem Maqedonia dhe Greqia mund ta zgjidhin kete mosmarreveshje duke vene ne dukje se zyrtaret maqedonas duhet ta mbajne vemendjen tek kjo ceshtje.
Udheheqesi maqedonas i beri komentet dje ne mbremje pasi u takua me nenpresidentin amerikan Xho Bajden ne Uashington.
Greqia do qe Maqedonia ta nderroje emrin pasi nje rajon ne Greqi ka te njejtin emer. Maqedonia nuk ka pranuar. Greqia anetare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ka bllokuar perpjekjet e Maqedonise per anetaresim ne te dyja keto organizata per shkak te kesaj ceshtjeje.
Zoti Gruevski dhe zoti Bajden folen gjithashtu edhe per aspiratat e Maqedonise per tu anetaresuar ne BE dhe NATO.
Po dje zoti Gruevski dhe delegacioni i tij u takuan me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton dhe Ndihmes Sekretarin e Shtetit per eshtje te Evropes dhe Euroazise Filip Gordon. Vizita e tij ne Shtetet e Bashkuara perfundon sot.