E Diel, 1 Nëntor 2026

Rorabaker Ne nje vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet te mbaroje mandatin

Ligjvenesi republikan nga Kalifornia anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve Dana Rorabaker thote ne nje interviste per Zerin e Amerikes se ne nje vend demokratik ne se zgjedhjet kane mbaruar qeveria e zgjedhur duhet lejuar te mbaroje mandatin.

Ne zgjedhjet e ardhshme thote ai nese korrupsioni eshte i larte dhe nese me te vertete zgjedhjet jane vjedhur ato mund te rimerren perseri.

Duke folur per Kosoven ligjvenesi republikan thote se Serbia duhet te mesohet me realitetin se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe ai rekomandon qe te dyja keto vende te shqyrtonin mundesine si pjese e nje plani gjithperfshires te krijimit ne Ballkan te nje komonuellthi shtetesh ku secili shtet te kishte sovranitetin e tij.

Intervisten me ligjvenesin Rorabaker mund ta ndiqni te shtunen ne emisionin tone Ditari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›