Grumbullohet Modriç, kroati mund të luajë
Luka Modriç grumbullohet nga trajneri Murinjo për transfertën e Dortmundit, ku Reali i tij do të kërkojë të hedhë hapin e parë drejt finales. Mesfushori kroat, i cili vjen pas disa problemeve fizike, u përfshi në listën e 23 lojtarëve, ku bie në sy mungesa e Marcelos dhe Esienit për shkak dëmtimesh, ndërsa Arbeloa është i skualifikuar. Ky është një lajm pozitiv për skuadrën spanjolle, pasi Modriç konsiderohet një element i rëndësishëm për mesfushën.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)