E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, protesta pas legalizimit të martesave mes homoseksualëve

PARIS - Menjëherë pas legalizimit të martesave mes homoseksualeve nga parlamenti francez, me mijëra protestues dolën në rrugët e Parisit kundër këtij vendimi.

Protesta degjenerojë në dhunë mes të pranishmëve dhe forcave të policisë. Protestuesit goditën mbi policinë me fishekzjarrë, ndërsa këta të fundit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Deri tani nuk ka të dhëna për persona të plagosur.

Gjatë ditës së martë Dhoma e Ulët e parlamentit francez miratoi me 331 vota pro dhe 225 kundër projektligjin për martesat brenda të njëjtit seks, ligj i cili u jep gjithashtu të drejtën çifteve të adoptojnë fëmijë.

Ligji u miratua në Senat në fillim të këtij muaji. Kalimi i tij nga ligjvënësit ka bërë që Franca të jetë vendi i nëntë në Evropë që miraton martesat mes homoseksualëve.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›