Jep dorëheqjen drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
SERBI - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin njoftoi se sot do të paraqesë dorëheqjen me shkrim si drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë.
Ai i ka thënë Radio Televizioni të Serbisë, se “sot para Qeverisë dhe Partisë Përparimtare duhet të jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Zyrës”.
Ai ka theksuar se gjatë bisedimeve në Bruksel ka qenë kundër marrëveshjes dhe formën në të cilën ajo është pranuar.
“Ua kam dhënë fjalën serbëve nga Kosova që marrëveshja do të jetë ndryshe dhe se do të arrij atë që ndoshta është e pamundur”, ka thënë Vulin, transmeton Indeksonline.
(ar.ku/BalkanWeb)