Irak, vazhdon dhuna, vetëm gjatë ditës së martë mbi 50 të vrarë
BAGDAD - Më shumë se 50 persona janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në përleshjet e dhunshme dhe sulme të ndryshme gjatë ditës së martë në Irak.
Përleshjet midis forcave irakiane të sigurisë dhe protestuesve anti-qeveritarë, sunite në qytetin verior të Hawijah të martën në mëngjes lanë të vrarë mbi 25 persona dhe mbi 153 të plagosur, sipas burimeve policore.
Që nga dhjetori i kaluar, qeveria e udhëhequr nga shiitët ka qenë në kundërshtim me komunitetin sunit në veri dhe në perëndim të Bagdadit, të cilët ankohen për padrejtësi.
Persona të armatosur sulmuan një pikë kontrolli të ushtrisë në qytetin e Ramadi, 100 km në perëndim të Bagdadit, duke vrarë 6 ushtarë e duke rrëmbyer një tjetër.
Gjashtë anëtarë të forcave irakiane të sigurisë dhe dy protestues u vranë gjithashtu në përleshjet në Sulaiman.
Një xhami suni në Irak lindore u godit nga sulmet me bomba të martën në mbrëmje, duke lënë të paktën 6 të vrarë dhe tetë të tjerë u plagosën, ndërsa dy bomba shpërthyen pranë një xhamie në jug të Bagdadit, duke vrarë 7 persona.
Deri tani asnjë një grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë për sulet.
(ar.ku/BalkanWeb)