Grupe serbësh bllokuan magjistralen afër Zveçanit
MITROVICË- Dhjetëra serbë të organizuar nga kryetari i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Radenko Nedelkovic, dhe komandanti i MUP-it serb për veriun e Mitrovicës dhe të Kosovës, Gjorgje Dragovic kanë bllokuar të martën magjistralen e Ibrit në fshatin Rudare, të komunës së Zveçanit, bëjnë të ditur mediat kosovare.
Bllokimin e arteries kryesore për në veri të vendit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Sipas këtyre burimeve, strukturat paralele serbe, që financohen nga Qeveria e Serbisë dhe krimi i organizuar, janë të shqetësuara për patrullimin e përbashkëta të njësive të policisë së komunikacionit në veri të Mitrovicës dhe Kosovës.
Nedelkovic dhe Dragovic të shqetësuar për patrullimet e përbashkëta të policisë së Kosovës në rrugët e veriut të Kosovës kanë organizuar grupe të caktuar serbësh, që të bllokojnë rrugët dhe të sulmojnë këto patrulla të Policisë së Kosovës, siç ishte rasti i para disa ditëve në Zubin Potok, kanë pohuar burimet.
Sipas tyre, në një mbledhje të strukturave paralele serbe, që është mbajtur në ndërtesën e zjarrfikësve në pjesën veriore të Mitrovicës, është vendosur që në asnjë mënyrë të mos lejojnë patrullimin e njësive të përziera të policisë së Kosovës në veri të vendit.
Burime të tjera njoftojnë se si pasojë e protestës dhe bllokimit të rrugës është krijuar një radhë e gjatë e automjeteve nga të dy drejtimet, ndërkohë që policia është duke bashkëbiseduar me protestuesit për t’i bindur ata që të largohen nga rruga dhe të lejojnë lëvizjen e mjeteve.
(e.m/tg/BalkanWeb)