MPJ: Do evakuojmëqytetarët kosovarënga Libia
PRISHTINË- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës bëri të ditur sot se është në kontakt me shtetas të Kosovës, të cilët gjenden në Libi, kryesisht studentë.
Në qytetin e Bengazit të gjithë shtetasit e Kosovës, ashtu siç po veprojnë shumica e shtetasve të huaj, janë grumbulluar në familje libiane dhe kanë kufizuar lëvizjet.
Ministria e Punëve të Jashtme ka autorizuar ambasadat e Republikës së Kosovës në Evropë dhe ambasadën në Turqi që të nisin procesin e evakuimit të shtetasve të Kosovës nëpërmjet rrugëve ajrore dhe detare.
Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt me vendet e tjera në përpjekje për të shfrytëzuar mundësitë për të evakuuar shtetasit e Kosovës nga Libia.
(d.b/BalkanWeb)