E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Votovakundër Pacollit

PRISHTINE- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ka votuar kundër Behxhet Pacollit për president të Republikës së Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të të martës, i vetmi kandidat i nominuar për president, Behgjet Pacolli, është zgjedhur president i Republikës së Kosovës vetëm pas raundit të tretë të votimit.
Në raundin e tretë, ku nevojiteshin vetëm 61 vota, nga 67 deputetë të pranishëm në seancë, Pacolli mori 62 vota, kundër ishin katër dhe një votë ishte e pavlefshme.

Limaj ka deklaruar se ka votuar kundër, pasi posti i presidentit të Republikës nuk i ka takuar Aleancës Kosova e Re, e cila sipas tij në zgjedhjet e fundit ka fituar dy për qind të votave.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›