Kriza e Dinamos dhe akuzat e Sejdinit

/* */
Nuk ka fund kriza blu. Nuk ka ndodhur asnjëherë, që Dinamo, 18 herë kampionë e Shqipërisë (13 herë fituese e Kupës), të renditet e fundit, duke bërë kështu nisjen më të keqe në historinë 61-vjeçare të klubit.
Vetëm dy pikë të grumbulluara në gjashtë javët e para të këtij sezoni, por, që, për shkak të dënimit nga FIFA për mospagimin e lojtarit kroat Dario Bodrusiç, blutë janë me -1 pikë në renditje.
Në fakt, shifrat e Dinamos së Faruk Sejdinit janë të frikshme: 6 ndeshje, 0 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Blutë janë e vetmja nga 14 skuadrat e këtij edicioni, që nuk kanë regjistruar fitore.
Kriza është e thellë edhe në vijën e parë: vetëm 1 gol në 540 minuta, dhe 6 të pësuar. Një gol i realizuar nga Besmir Arifaj në humbjen 2-1 me Tomorin
Ndoshta dhe kalendari e ka penalizuar, pasi katër nga gjashtë takimet i ka luajtuar jashtë. Gjithsesi, “rioshët” blu mund të “mburen” se i morrën barazimin kampionëve në futi të Shqipërisë, Skënderbeut, në atë barazim 0-0 në “Qemal Stafa”.
Për hir të së vërtetës, Dinamo ka lënë pikë të çmuara dhe është ndëshkuar “in extremis”. Kështu ndodhi në humbjen 1-0 në Pogradec, kur Jorgo Çipi realizoi në minutën e 88-të. Po kështu në Laç, ajo kur u ndëshkua në minutën e 90-të nga një penallti e realizuar nga Vuçaj.
Trajneri Faruk Sejdini hodhi akuza përmes media, se “dikush ka qëllim ta shaktërrojë Dinamon”: “Na mohojnë qëllimisht dhënien e penalltive. Lojtarët po e shohin se nuk mund të fitojnë. Po bien shum moralisht”.
Në javën e 7-të, Dinamo do të presë Kamzën, debutuesen e kampionatit, por që në gjashtë javët e para ka grumbulluar 7 pikë, dhe vjen nga fitorja 2-1 me rivalin Tomori.
Humbje tri skuadra të ardhura nga Kategoria e Parë: me Pogradecin (1-0), që shoqëron ato me Apoloninë (2-0) dhe Tomorin (2-1).
Paralajmërimi më i hidhur për 18 kampionët e Shqipërisë.
A do t’ia dalë Dinamo të marrë pikë për të dalë nga “dhoma e frigoriferit”?
NDESHJET E DINAMOS
Java 1 Apolonia-Dinamo 2-0
Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-0
Java 3 Tomori-Dinamo 2-1
Java 4 Pogradeci-Dinamo 1-0
Java 5 Dinamo-Shkumbini 0-0
Java 6 Laçi-Dinamo 1-0
Bilanci: 6 ndeshje, 0 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje